ZRRE sot nis takimet bilaterale për tarifat e energjisë

04.04.2025

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se nga sot e deri më 10 prill do të zhvillojë takime bilaterale me të gjitha palët e interesit që kanë dorëzuar komente në kuadër të procesit konsultativ për tarifat e energjisë elektrike.

ZRRE sot nis takimet bilaterale për tarifat e energjisë Foto: Ilustrim

Në njoftimin zyrtar thuhet se në secilin takim do të marrë pjesë nga një përfaqësues i palëve që kanë ofruar komente me ftesë të ZRRE-së.

Përmbyllja e këtij procesi pritet të bëhet më 11 prill, kur ZRRE do të japë edhe përgjigjet zyrtare ndaj komenteve të pranuara.

Deri më tani, komente kanë dorëzuar 396 qytetarë, tetë organizata të shoqërisë civile, katër biznese, katër operatorë të sektorit energjetik, një deputet i Kuvendit të Kosovës, Ministria e Ekonomisë dhe Zyra e Presidentes.

Pikërisht Zyra e Presidentes së Kosovës ka qenë ndër kundërshtuesit më të zëshëm të propozimit për rritjen e tarifës së energjisë elektrike për 15 për qind.

Në komentet e dërguara në ditën e fundit të afatit, Presidenca ka propozuar edhe largimin e TVSH-së prej 8 për qind nga faturat e energjisë, si mënyrë për të zbutur barrën financiare për qytetarët.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More