ZRrE shqyrton sot shtrenjtimin e tarifave të rrymës

08.02.2022

Krahas këtyre gjashtë pikave që janë në rend dite është edhe ajo e shqyrtimit të propozimit për ndryshim të tarifave të energjisë elektrike. Në mesin e gjashtë pikave janë edhe “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OST/OT (KOSTT) për vitin relevant tarifor 2022”, “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OSSH (KEDS) për vitin relevant tarifor […]

ZRrE shqyrton sot shtrenjtimin e tarifave të rrymës Foto: Ilustrim

Krahas këtyre gjashtë pikave që janë në rend dite është edhe ajo e shqyrtimit të propozimit për ndryshim të tarifave të energjisë elektrike.

Në mesin e gjashtë pikave janë edhe “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OST/OT (KOSTT) për vitin relevant tarifor 2022”, “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OSSH (KEDS) për vitin relevant tarifor 2022” si dhe “Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) për vitin relevant tarifor 2022”.

Ndërkaq, kreu i këtij bordi, Ymer Fejzullahu, të hënën në një konferencë për media ka thënë se shtrenjtim të tarifave do të ketë, mirëpo nuk ka treguar se sa do të jetë ajo rritje.

“Ne jemi duke bërë përpjekje që vendimin ta marrim më herët se 20 shkurti. Është shqyrtim i jashtëzakonshëm dhe jemi të përkushtuar që ky proces të përfundoj sa më parë, duke pasur parasysh se kemi kosto shtesë në sistem dhe domosdoshmërisht ne duhet të marrim një vendim që këto kosto të mbulohen sa më shpejt prej konsumatorëve e në këtë rast edhe prej qeverisë”, është shprehur Fejzullahu.