Zotohet Vitia: Vaksinat vijnë në maj dhe nuk do të ndalet furnizimi me to

Zotohet Vitia: Vaksinat vijnë në maj dhe nuk do të ndalet furnizimi me to
Saranda Bytyçi

27.04.2021 / Lajme

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në Kuvendin e Kosovës në lidhje me procesin e sigurimit të vaksinave ka thënë se është në krye të betejës.

Ndër tjerash ai shtoi se vaksinat pritet që të vijnë në maj, dhe nga atëherë procesi i vaksnimit nuk do të ndalet.

“Në asnjë moment nuk e kama thënë që nuk jam në krye të betejës  për sigurimin e vaksinave. Ju e dini që janë disa çështje të deleguara, dhe në krye të betejës natyrisht se jam unë. Përgjegjësitë kryesore i kam unë, prandaj flas me përgjegjësi të plotë, se nga maji kur të fillojnë me ardhë vaksinat, ky proces nuk do ndalet por do të vijnë ato. Ju jeni më të zëshëm tani, se sa më herët. Ky zelli juaj tani është pak për t’u befasuar. E thatë disa herë dhe po e thoni edhe ju, janë 30 ditë. Po të kishin qenë të prodhuara apo në stoqe, do të kishte qenë e pamundur që të vijnë deri tani”, tha ai.

“Për 30 ditë janë bërë të gjitha ato që duhet bërë në bashkëpunim me të gjithë që vaksinat të sigurohen me kohë. Është e drejtë dhe e qartë që vaksinat nuk janë vetëm çështje shëndetësore, natyrisht se kjo na e ka shtuar përgjegjësinë” ka shtuar ai.

Kujtojmë se sot ka vazhduar seanca lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 në Kosovë.

RAPORTO