Zjarrfikësit – Kurtit: Jo 50 euro shtesë, por 100 euro

07.09.2022

Edhe zjarrfikësit janë kundër ndihmës së Qeverisë me përkrahjen financiare prej 50 euro. Ata thonë se i kërkojnë 100 euro dhe asnjë cent më pak. Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka ka thënë se 50 euro nuk u mjaftojnë. “50 euro nuk mjaftojnë, i kërkojmë 100 euro, sepse është kërkesë e BSPK-së […]

Zjarrfikësit – Kurtit: Jo 50 euro shtesë, por 100 euro Foto: Ilustrim

Edhe zjarrfikësit janë kundër ndihmës së Qeverisë me përkrahjen financiare prej 50 euro.

Ata thonë se i kërkojnë 100 euro dhe asnjë cent më pak.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka ka thënë se 50 euro nuk u mjaftojnë.

“50 euro nuk mjaftojnë, i kërkojmë 100 euro, sepse është kërkesë e BSPK-së dhe edhe ne jem aty edhe synojmë të jetë 100 euro”, është shprehur ai.

Ndërsa, ka treguar edhe arsyen se përse nuk i pranojnë këto mjete që janë dedikuar nga Qeveria për ta.

“Zjarrfikësit nuk do ta pranojnë për një arsye të fuqishme që  e kemi, sepse ne jemi kategoria më e ulët e paguar në nivel të Kosovës, do të thotë është koeficienti më i ulët, edhe ne vazhdimisht kemi prit që koeficienti do të ndryshojë dhe kemi bërë kërkesë edhe për Ligjin e Pagave së paku të nivelizohemi me kategoritë e tjera dhe kjo nuk ka ndodhë”, ka thënë Beka, për Front Online.

Sipas tij, zjarrfikësit janë në gjendje shumë të rëndë pasi, që thotë se edhe pagat për ta janë minimale.

“Unë mendoj që duke parë që jemi në një gjendje sociale të rrezikuar shkaku i inflacionit dhe kostoja e jetës është shumë e shtrenjtë, dhe kemi kërkuar një ndihmë që gjithsesi shteti është i obliguar ta bëjë sepse jemi në pozitë shumë të keqe, zjarrfikësit janë me një pagë minimale e dimë të gjithë.

Një pagë bazë e një zjarrfikësi është sepse ka dallime në komuna një është 287 euro e një është 320 do të thotë paga minimale në kushte mjaftë të rënda të punës, dhe është e arsyeshme së paku një pako prej 100 euro ose të nivelizohet koeficienti me kategoritë tjera”, tha kryesindikalisti, Beka.

Ai ka treguar edhe problemet me të cilat po ballafaqohen çdo ditë.

“Ne kemi kërkesa edhe të tjera sepse zjarrfikësit ende kanë problem me statusin, me kompetencat menaxhuese, me buxhet, me pajisje, me shumë e shumë çështje e të tjera do të thotë jemi ajshtë përkujdesjes institucionale”, ka thënë ndër të tjera kryetari Beka.

Që nga 25 gushti Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka hyrë në grevë të përgjithshme duke kërkuar 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të Pagave.