Zgjedhjet sot, mësimi online nesër

17.10.2021

Në shumicën e vendeve, objektet e shkollave po shfrytëzohen si qendra të votimit, ku qytetarët duke i respektuar masat anti-COVID po u drejtohen kutive të votimit për të votuar. Ndërsa, si “pasojë” e këtyre zgjedhjeve lokale, mijëra nxënës nesër do t’u kthehen skenarit C të mësimit, skenar ky që i bie se do të mbajnë […]

Zgjedhjet sot, mësimi online nesër Foto: Ilustrim

Në shumicën e vendeve, objektet e shkollave po shfrytëzohen si qendra të votimit, ku qytetarët duke i respektuar masat anti-COVID po u drejtohen kutive të votimit për të votuar.

Ndërsa, si “pasojë” e këtyre zgjedhjeve lokale, mijëra nxënës nesër do t’u kthehen skenarit C të mësimit, skenar ky që i bie se do të mbajnë mësim në distancë.

Pasiqë sipas një vendimi të nxjerrë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) thuhet se organizimi i procesit mësimor për datën 18 tetor do të zhvillohet në mënyrë virtuale (online), kjo një ditë pas procesit zgjedhor.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ditë më parë nxorri një vendim për organizimin e procesit mësimor për datën 18 tetor, një ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ndërsa, ato objekte shkollore që nuk janë shfrytëzuar si qendër e votimit, në ato shkolla nxënësit do të zhvillojnë mësimin me prezencë fizike.

Gjithashtu, sipas Ministrisë së Arsimit, komunat e kanë për obligim që pas përfundimit të votimeve, t’i dezinfektojnë shkollat dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që të jenë të gatshme për mbajtjen e procesit mësimor më 19 tetor.