Zgjedhjet lokale, PZAP nis hetimet në QNR – mbi 350 ankesa nga kandidatët për Asamble

05.11.2021

Të gjithë kandidatët për asamble të cilët dyshojnë se iu është bërë ndonjë e padrejtë në numërim kanë pasur mundësi të ankohen brenda 24 ore në PZAP. Ky afat ligjor tanimë ka përfunduar dhe në këtë institucion janë deponuar gjithsejtë 352 ankesa.  Afati i dorëzimit të apeleve ka qenë deri dje në ora 16:00. Pas […]

Zgjedhjet lokale, PZAP nis hetimet në QNR – mbi 350 ankesa nga kandidatët për Asamble Foto: Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)

Të gjithë kandidatët për asamble të cilët dyshojnë se iu është bërë ndonjë e padrejtë në numërim kanë pasur mundësi të ankohen brenda 24 ore në PZAP.

Ky afat ligjor tanimë ka përfunduar dhe në këtë institucion janë deponuar gjithsejtë 352 ankesa. 

Afati i dorëzimit të apeleve ka qenë deri dje në ora 16:00.

Pas këtyre ankesave të shumta që ka pranuar Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), GazetaBlic mëson se ky institucion ka dërguar ekipet hetuese në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) me qëllim të hetimit të vendvotimeve para se të marrë vendim.