Zgjedhjet lokale, AAK e fitoj Suharekën dhe 4 komuna të tjera

15.11.2021

Bazuar në rezultatet aktuale të KQZ-së, zgjedhjet komunale 2021 i ka fituar Partia Demokratike e Kosovës. Ndërkaq, partia e dytë me më së shumti komuna është Lidhja Demokratike e Kosovës me 7 komuna të fituara, e treta AAK me 5 komuna, VV e katërta me 4 komuna dhe Nisma e pesta me një komunë të […]

Zgjedhjet lokale, AAK e fitoj Suharekën dhe 4 komuna të tjera Foto: Ilustrim

Bazuar në rezultatet aktuale të KQZ-së, zgjedhjet komunale 2021 i ka fituar Partia Demokratike e Kosovës.

Ndërkaq, partia e dytë me më së shumti komuna është Lidhja Demokratike e Kosovës me 7 komuna të fituara, e treta AAK me 5 komuna, VV e katërta me 4 komuna dhe Nisma e pesta me një komunë të fituar.

Ndërkaq, AAK dy komuna i ka fituar qysh në raundin e parë të zgjedhjeve, ku kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e kësaj partie, Bali Muharremaj arriti të fitoj edhe një mandat për kryetar të komunës tonë si dhe Deçanin me kandidatin Bashkim Ramosaj.

Rezultatet:

PDK: Prizren, Mitrovicë, Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit, Vushtrri, Kaçaniku, Drenas, Dragash;

LDK: Prishtinë, Pejë, Lipjan, Istog, Viti, Junik, Fushë Kosova;

AAK: Gjakovë, Deçan, Suharekë, Klinë, Rahovec;

LVV: Kamenicë, Shtime, Gjilan, Podujevë;

Nisma Socialdemokrate: Malishevë;

Xhafer Gashi: Obiliq.

Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në nëntë komuna: Mitrovicë e Veriut (Milan Radojeviq), Leposaviq (Zoran Todiq), Zubin Potok (Sërxhan Vuloviq), Zveçan (Dragisha Miloviq), Graçanicë (Liljana Shubariq), Novobërdë (Sasha Millosheviq), Shtërpcë (Dalibor Jevtiq), Ranillug (Katarina Ristiq) dhe Partesh (Dragan Petkoviq).