Zbulohen mbetje mortore të një personi të zhdukur gjatë luftës

09.08.2025

Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka realizuar dje një operacion ekshumimi në varrezat e qytetit të Vushtrrisë.

Veprimet janë kryer në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special. Gjatë gërmimeve janë zbuluar mbetje eshtërore të një personi, të cilat konsiderohen me interes forenzik.

Mbetjet janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor dhe identifikim të mundshëm.