[E PËRDITËSUAR] Reagon Xhavit Haliti, nuk kam marr ftesë nga Gjykata Speciale

09.11.2020

Mediat në Kosovë kanë raportuar sot në mbrëmje se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është i thirruri i radhës nga Dhomat e Specializua të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Sipas mediave thuhej se në një intervistë për Abcnews nënkryetari i Partisë demokratike të Kosovës, është shprehur se është thirrur nga Gjykata Speciale.  Mirëpo këtë e ka […]

[E PËRDITËSUAR] Reagon Xhavit Haliti, nuk kam marr ftesë nga Gjykata Speciale Foto: Ilustrim

Mediat në Kosovë kanë raportuar sot në mbrëmje se nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është i thirruri i radhës nga Dhomat e Specializua të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Sipas mediave thuhej se në një intervistë për Abcnews nënkryetari i Partisë demokratike të Kosovës, është shprehur se është thirrur nga Gjykata Speciale. 

Mirëpo këtë e ka mohuar vet Haliti, i cili përmes një shkrimi ka reaguar lidhur me raportimet e mediave duke i quajtur si zëdhënësitë e Radio Moskës e të Sputnikut.

“Nuk është e çuditshme se si gëzohen smirëzinjtë. Por, fatkeqësisht dua t’i mërzisë ata, që të gjithë zëdhënësitë e Radio Moskës e të Sputnikut, ndërsa t’i gëzoj miqtë e mi, që u shqetësuan me lajmin e lajmëtarëve të Radio Moskës e Radio Serbisë. Po ju njoftoj që as s’kam marrë ftesë dhe as s’më kanë ftuar me telefon” ka shkruar Haliti.