Haliti: Me 9 shkurt votuesit do ta qojnë Lëvizjen Vetëvendosje në opozitë

para 34 dite

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një prononcim për Gazetën Blic ka thënë se një deklaratë e tillë është përpjekje për të mbajtur elektoratin i cili është luhatur dhe po shprehin pakënaqësi.

Haliti: Me 9 shkurt votuesit do ta qojnë Lëvizjen Vetëvendosje në opozitë

Haliti tha se me 9 shkurt votuesit do ta qojnë në opozitë Lëvizjen Vetëvendosje.

“Është deklaratë ambicioze dhe përpjekje për ta mbajtur elektoratin e shumtë, i cili është luhatur dhe publikisht po shprehin pakënaqësi për mënyren e qeverisjes së qeverisë Kurti. Ata janë të zhgënjyer dhe nuk do ta përseritin gabimin për të dyten herë. Premtimet e LVV në fushaten e kaluar po analizohen nga gjykata e çdo qeverie, që është votuesi . VV-ja qeverisjen e mori me dhunë e përmes dhunës, me 9 shkurt votuesit e Kosoves do i çojnë në opozitë.

LEXO EDHE:  Albin Kurti nominohet për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit të 2025

“Nuk e besoj që zoti Muja është i bindur për atë që thotë, por, meqë Kryetari i VV-se e kryeministri i Kosovës ka shkuar në emigracion po ju duhet me thënë diçka. Besoj që qytetarët e Kosovës nuk do ta denojnë vehten e fëmijtë e tyre, përmes votës së tyre” tha Haliti në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Etiketat