VV-ja propozon çmime tavan për bukë, oriz e dru, opozita thotë se po shkelet kushtetuta

  • 20.10.2022
VV-ja propozon çmime tavan për bukë, oriz e dru, opozita thotë se po shkelet kushtetuta

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, ka paraqitur projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Sipas Hajdarit, arsyeshmëria për hartimin e këtij projektligji ka për qëllim të rregulloj masat mbrojtëse të furnizimit me produkt themelore për konsumatorë në kohë të paraqitjes së rasteve të veçanta të destabilizimit në treg.

Ajo tha se në këtë ligj do të hyjnë produktet themelore siç janë drithërat, mielli, buka, orizi, vaji, qumështi, vezët, lëndët e drurit e produkte të tjera.


“Duke marrë parasysh situatën aktuale të rritjes së paarsyeshme të çmimeve të produkteve bazë si dhe ankesave të shumta të qytetarëve në lidhje me rritjen e menjëhershme të çmimeve tek të gjitha produktet bazë, MINT-i ka hartuar ligjin i cili do të aplikohet në rastet e destabilizimit në treg”, është shprehur , është shprehur Hajdari, njofton Klankosova.tv.

Në përkrahje të këtij ligji dolën deputetët e partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa kundër ishin tri partitë më të mëdha opozitare, PDK, LDK e AAK, të cilët thanë se po shkelet kushtetua.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, tha se ideja për të nxjerr këtë ligj është interesante, por sipas tij, mënyra se si është shkruar e ndarë në nene, ideja e humb kuptimin e logjikën.

“Ideja devalvon jashtë qëllimit të mirë duke u kthyer si masë represive dhe e rrezikshme e tregut të lirë. Në shumë situata sic është shkruar në draftligj, tejkalon përmasat e një ligji qëllimmirë dhe lë hapësirë të madhe që ky ligj mund të kthehet edhe në dëm.  Me këtë situatë që është, PDK-ja nuk mund ta mbështet kështu këtë projektligj dhe duke u nisur nga fakte të tjera se në asnjë rast nuk keni krijuar si shumicë mundësinë e draftimit të ligjeve”, është shprehur Shala.

Në fjalën e saj, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se ky projektligj është në kundërshtim me kushtetutën, pasi sipas saj, neni 10 thotë se ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Kosovës, andaj kjo parti s’mund të votojë pro.

“Me vendosjen e çmimeve tavan, ju nuk do të mund t’i ulni çmimet e marketeve të mëdha, por do të arrini të ndërhyni tek dyqanet e vogla dhe askush përpos tregtarëve të mëdhenj nuk do të përfitoj, as konsumatorët.

“Shembulli më i mirë është çmimi tavan për naftë. Edhe para kohës së vendosjes së këtij çmimi, edhe gjatë pauzës së verës kur ministria vendosi të mos implementojë këtë udhëzim, asnjëherë nafta s’ka qenë më e shtrenjtë se 1.79 cent. Sot me udhëzim nafta është 1.78. Prandaj, ne nuk do ta përkrahim”, është shprehur Bajrami, njofton Klankosova.tv.

Edhe për deputetin e AAK-së, Pal Lekaj, ky projektligj i propozuar nga pozita është në kundërshtim me kushtetutën dhe tregun e lirë dhe sipas tij, vota për të do të shkojë kundër, pasi ministrja Rozeta Hajdari s’i ka bindur që ky ligj shkon në favor të qytetarëve.

“Projektligji ka nevojë për ndryshme substanciale që materia e tij të jetë në interes të plotë të qytetarëve dhe e përshtatshme për bizneset në tregun e Kosovës”.

“Ne si grup parlamentar do të votojmë kundër sepse ministrja dhe dikasteri në fjalë s’na ka bindur që ky ligj shkon në favor të lehtësimit të qytetarëve por e dëmton rëndë tregun e lirë”, është shprehur Lekaj.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë