VV: I natyrshëm sikleti, sot po përfundojnë 20 vjet hajni

03.02.2020

Sot është duke u mbajtur seanca plenare për hedhjen në votim Qeverinë të propozuar nga Albin Kurti. Kjo seancë po mbahet me shumë akuza nga opozita në drejtim të Kurtit dhe partisë së tij. Ndërsa pas të gjitha këtyre akuzave, zyrtari për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, thotë se sikleti që po tregon opozita […]

VV: I natyrshëm sikleti, sot po përfundojnë 20 vjet hajni Foto: Ilustrim

Sot është duke u mbajtur seanca plenare për hedhjen në votim Qeverinë të propozuar nga Albin Kurti.

Kjo seancë po mbahet me shumë akuza nga opozita në drejtim të Kurtit dhe partisë së tij.

Ndërsa pas të gjitha këtyre akuzave, zyrtari për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, thotë se sikleti që po tregon opozita përgjatë fjalimeve në seancën e Kuvendit është i natyrshëm.

Po ashtu Manxhuka përmes një postimi në Facebook ka thënë se sot po marrin fund 20 vjet hajni dhe se tashmë do të shohin edhe se si qeveriset.

“Eshte i natyrshem ky siklet. 20 vjet hajni po perfundojne sot. Pervecse nuk do te mund te vjedhin me, do te shohin edhe se si qeveriset”, ka shkruar Manxhuka.

“Por kam nje frike, me kaq pak permbajtje dhe te harxhuar qe ne seancen e pare, nuk e di cfare opozitarizmi do te kemi ne seancat e tjera”.