Vuçiq është takuar me Radoiçiqin, para sulmit terrorist në Banjskë

06.02.2024

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq e ka pranuar se para sulmit terrorist në Banjskë, që është takuar tri net rresht me Millan Radoiçiqin.

Vuçiq është takuar me Radoiçiqin, para sulmit terrorist në Banjskë Foto: Ilustrim

Njeriun kryesor që e ka pranuar se e ka organizuar sulmin e 24 shtatorit ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre terroristë serbë.

Presidneti serb në një intervistë për një medium serb, ka thënë se në takimi ishte edhe Sllavko Simiq dhe disa të tjerë.

“Unë tri net kam pas takim me ata, aty ishin Radoiçiq e Simiq edhe nja dhjetë burra tjerë. Më thanë në fytyrë se nuk ju besojnë as amerikanëve as evropianëve, ndërsa unë ju thashë se më duhet të ju besoj se nuk kam kujt tjetër sepse nuk kam askënd në terren. Ata (amerikanët e evropianët) garantuan se shqiptarët nuk do arrestojnë askënd nga barrikadat. Pas tre muajve nisën arrestimet, mund të kuptoni telashet”, ka thënë Vuçiq, duke bërë të ditur se përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë, do të ndiqen penalisht.