Vota pro Slavko Simiq-it, Haradinaj e përjashton Adem Hoxhën nga grupi parlamentar i AAK-së
28.08.2025
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin Adem Hoxha.
Kështu bëjnë të ditur burime të Indeksonline, meqë siç duket arsyeja është se kishte votuar pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.
Rrjedhimisht, Hoxha kishte votuar pro kandidatit për nënkryetar të kuvendit nga radhët e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Hoxha pas certifikimit të rezultateve të KQZ’së dhe betimit në Kuvend, kishte kaluar në grupin parlamentar të AAK’së.