Vjosa Osmani: Qytetarët më kthyen në LDK, bashkimi është kërkesë e popullit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një video-mesazh ku ka lënë të kuptohet për një rikthim të mundshëm politik në Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se ishin qytetarët ata që e “kthyen” në LDK.
Foto: Ilustrim
Osmani deklaroi se gjatë muajve të fundit ka vizituar shumë qytete e fshatra të Kosovës, ku ka takuar qytetarë dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre.
“Për muaj të tërë kam ecur në çdo cep të Kosovës. Jam mirëpritur në shtëpitë tuaja, kam dëgjuar hallet tuaja, kam parë zhgënjimin në sytë e njerëzve të ndershëm. Ju ftoj nesër, të dielën, në orën 18:00 në AMC Hall, le t’i bashkojmë zemrat dhe ëndrrat, le të bashkohemi të gjithë”, ka thënë Osmani.
Në videon e publikuar dëgjohen edhe qytetarë të ndryshëm duke i shprehur mbështetje Osmanit me mesazhe si: “Tanve na ki me veti”, “Trashëgimtare e kryetarit historik”, “Kthehu në shpinë tane ku je kanë” dhe “E vetmja shpresë je ti”.
