Vjosa Osmani në vizitë zyrtare në Malajzi, falënderon për njohjen e hershme

para 47 dite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur një vizitë zyrtare në Malajzi, me ftesë të kryeministrit Anwar Ibrahim.   

Vjosa Osmani në vizitë zyrtare në Malajzi, falënderon për njohjen e hershme

Osmani ka bërë të ditur se kjo vizitë është një mundësi për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se Malajzia është ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.   

“Nder i veçantë që, me ftesë të Kryeministrit Anwar Ibrahim, të mirëpritem për vizitë zyrtare në Malejzi, një ndër shtetet e para që ka njohur Republikën tonë,” ka shkruar Presidentja Osmani në një postim.   

Vizita e Presidentes Osmani në Malajzi shihet si një hap i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, duke shfrytëzuar lidhjet e hershme dhe mbështetjen e vazhdueshme të Malajzisë për Kosovën. Detajet e takimeve dhe marrëveshjeve të mundshme pritet të bëhen të ditura gjatë ditëve në vijim.

Etiketat

Ofertat e fundit