Vjosa Osmani i reagon Mushkolajt, derisa e ngrisnim zërin për krimet e Serbisë, dikush i quan “blla-blla”

Pas Kritikës së analistit, Imer Mushkolaj ka reaguar ushtruesja e detyrës së presidentës, Vjosa Osmani.

Analisti, Imer Mushkolaj e ka kritikuar Vjosa Osmanin që në ditën e parë të punës si ushtruese e detyrës së presidentës duke thënë se veprimet e Osmanit janë  “t’lodhta, e blla blla”.

Ndërsa menjëherë pas këtyre fjalëve të Mushkolajt ka reaguar Vjosa Osmani ku tha se përderisa ajo po ngritë zërin për krimet e kryera nga Serbia, dikush i quan “blla-blla”.

“Kjo është një pjesë e deklaratës sime në Prekaz, të cilën disa po e quajnë “Blla blla e pa përmbajtje”. Prandaj edhe jemi këtu si shtet, e para syve të botës po barazohet agresori me viktimën, sepse kur disa prej nesh e ngrisim zërin për krimet e kryera nga Serbia (siç kemi bërë gjithnjë), dikush i quan ‘blla blla’”, ka shkruar Osmani.

Mushkolaj përmes një postimi në facebook kishte shkruar “T’lodhta këto foret e Vjosa Osmanit me homazhe, frymëzim, blla, blla… Veç formë, e aspak përmbajtje”.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.