Vjosa Osmani e pranon zyrtarisht detyrën e presidentes së vendit

Vjosa Osmani e pranon zyrtarisht detyrën e presidentes së vendit

Përgjatë një ceremonie, Vjosa Osmani ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e presidentës së vendit.

Detyrën e presidentës ia ka dorëzuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ku për pak ditë ishte ushtrues detyre i presidentit.

Në procesin e pranimit të detyrës kanë marrur pjesë trupat e Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu gjatë kësaj ceremonie kanë marrur pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett si dhe bashkëshorti i presidentes Osmani dhe dy vajzat binjake.

Kujtojmë se në mbrëmjen e së dielës, Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës me 71 vota të deputetëve të Kuvendit.

RAPORTO