Vjosa Osmani: Delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit
Pas marrëveshjes Kosovë-Serbi e cila u nënshkrua dje në Uashington menjëherë kanë reaguar shumë politikanë të Kosovës, pasi që nuk pajtoheshin me përmbajtjën e kësaj marrëveshje. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Gjithashtu […]
Pas marrëveshjes Kosovë-Serbi e cila u nënshkrua dje në Uashington menjëherë kanë reaguar shumë politikanë të Kosovës, pasi që nuk pajtoheshin me përmbajtjën e kësaj marrëveshje.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë.
Gjithashtu ajo ka shtuar se kjo edhe njëherë u dëshmua se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës.
Por në anën tjetër sa i përketë delegacionit të Kosovës Vjosa Osmani është shprehur se ky delegacion nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit që një kohë të gjatë:
– Njohjen e ndërsjellë me Serbinë
– Mosnegocimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani)
– Mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi)
– Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë)
– Rezultate konkrete për të pagjeturit
– Dëmshpërblim për reparacionet e luftës
– Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë
– Eliminim të plotë të barierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës.