Veton Tusha “zhvesh” fanellën e FC Ballkanit

07.09.2023 Lajme
FC Ballkani ka njoftuar se futbollisti Veton Tusha ka ndarë rrugët me ekipin suharekas.
Ballkani thotë se ndërprerja e bashkëpunimit me Tushën është bërë me marrëveshje të dyanëshme, shkruan SuharekaOnline.

Njoftimi i plotë:
Të dashur tifozë,
Ju njoftojmë se futbollisti Veton Tusha, nuk do të jetë më pjesë e jona, pasi me marrëveshje të dyanshme, e kemi shkëputur bashkëpunimin.
Duke e falenderuar për kontributin e tij gjatë kohës sa ka bartur fanellen e Fc Ballkanit, i urojmë më të mirën në vazhdim të karrieres së tij.