Veteranët pranojnë të takohen me Kurtin

16.06.2022

Jashari tha se do të shkojnë në takim tek kryeministri në mënyrë që t’i paraqesin kërkesat e tyre drejtpërdrejt. “Nesër do të ishim në takim, do të shkojmë në takim dhe do t’ia themi kërkesat tona drejtpërdrejt dhe nëse nuk reflektojnë pozitivisht në kërkesat tona. Kthejnë prapa vendimin që e kanë marrë ku i përjashton […]

Veteranët pranojnë të takohen me Kurtin Foto: Ilustrim

Jashari tha se do të shkojnë në takim tek kryeministri në mënyrë që t’i paraqesin kërkesat e tyre drejtpërdrejt.

“Nesër do të ishim në takim, do të shkojmë në takim dhe do t’ia themi kërkesat tona drejtpërdrejt dhe nëse nuk reflektojnë pozitivisht në kërkesat tona.

Kthejnë prapa vendimin që e kanë marrë ku i përjashton nga benifitet kategoritë e dala nga lufta ne do të vazhdojmë dhe nuk do të lejojmë tutje diskriminim.

Ne do të vazhdojmë deri në ndërprerjen e seancës, dhe pas ndërprerjes së seancës ne do të koordinohemi dhe gjithsesi ato çfarë kemi për t’i thënë shumë më lehtë dhe shumë më mirë do t’ia themi në sy kryeministrit dhe Qeverisë”, ka thënë Jashari.

Ai ka theksuar edhe kërkesat e tyre.

“Kërkesa e parë ka qenë nga dita e djeshme që Kuvendi të mos të mbajë seancë sepse ka bërë shkelje ligjore në ligjet që janë në fuqi për kategoritë e dala nga lufta dhe nëse ndërpritet seanca, automatikisht dhe asnjëherë nuk kemi refuzuar takime apo kërkesa për takim.

Ne kemi kërkuar bashkëpunim nga Qeveria dhe kryeministri na ka dhënë zotimin se do të kemi takime mujore dhe do t’i zgjidhim problemet e kategorive të dala nga lufta, kjo nuk ka ndodhur dhe kjo është kërkesa, nuk kemi refuzim takim, përkundrazi jemi përgjigje takimit por është kërkesë të ndërpritet seanca të mos vazhdohet tutje”, ka thënë ai.