Vetëm edhe një ditë kohë për deklarimin e pasurisë, APK-ja bënë thirrje zyrtarëve publik

  • 30.03.2023
Vetëm edhe një ditë kohë për deklarimin e pasurisë, APK-ja bënë thirrje zyrtarëve publik

Kanë mbetur edhe një ditë nga përfundimi i afatit ligjore për deklarimin e pasurisë, dhe deklarimin e  kanë bërë gjithsej 3997 apo 77.71% , rreth 664 apo 13.59%, kanë filluar plotësimin e deklarimit të pasurisë,  ndërsa deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë kanë për obligim ta bëjnë rreth  4886 zyrtar publik.

Drejtori i Agjencisë  Yll Buleshkaj, ju bën thirrje të gjithë zyrtarëve  publik që deklarimin vjetor të pasurisë ta bëjnë  saktë dhe brenda afateve ligjore dhe  ri-kujton masat ndëshkimore ndaj zyrtarëve publik  të cilët nuk i zbatojnë detyrimet ligjore  për deklarimin e pasurisë.

“Rikujtojmë, që për vonesa deri në 15 dite, ligji parasheh shqiptimin e gjobës mandatore deri 500 euro, në rast të mos deklarimit të pasurisë, përveç gjobës, do të përgatiten edhe kallëzime penale dhe mund të dënohen me burgim deri 3 vite, ndërsa në rast të deklarimit të rremë, ndaj zyrtarëve do të  përgatiten kallëzime penale dhe mund të dënohen me gjobë dhe burgim deri 5 vite” ka bërë thirrje Buleshkaj.


Deklarimi vjetor i pasurisë bëhet nëpërmjet platformës elektronike (online) përmes sistemit të Agjencisë për deklarim, DMSA (https://e-deklarimi.rks-gov.net/).

Deklarimi i rregullt vjetor i pasurisë ka nisur me 01 mars dhe do të përfundoj më 31 mars 2023, sikurse është përcaktuar me Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik”.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë