Kandidati i PDK-së për kryeministër deklaron pasurinë e tij në APK, Hamza ka mbi 7 mijë euro të kursyera

21.04.2024

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Kandidati i PDK-së për kryeministër deklaron pasurinë e tij në APK, Hamza ka mbi 7 mijë euro të kursyera Foto: Ilustrim

Në pronësi të Bedri Hamzës janë dy banesa, një shtëpi, tri garazhdë dhe tokë në vlerë 50 mijë euro.

Kryetari i Mitrovicës ka edhe një veturë, në vlerë 25 mijë euro.

Para të gatshme në institucione financiare, ai ka deklaruar se i ka mbi 7 mijë euro.

Hamza ka edhe një kredi, të cilën ka deklaruar se e ka marrë për renovim të shtëpisë.

Pasurinë e plotë të deklaruar të Bedri Hamzës mund ta gjeni duke klikuar KËTU.