Vendosen afro 1000 stenta te pacientët në QKUK, gjatë pjesës së parë të vitit 2021

02.11.2021

Në sallat e Kardiologjisë Invazive, brenda 6 muajve janë kryer edhe 1 mijë e 736 procedura të koronarografisë. Në mesin e shumë procedurave tjera kardiologjike, mjekët kardiologë invazivë kanë ofruar edhe 303 shërbime të ekoradiografisë dhe kanë realizuar edhe 4 Ekokardiografi Transezofageale. Pas qetësimit të situatës me COVID-19, Kardiologjia Invazive po kryen edhe rastet e […]

Vendosen afro 1000 stenta te pacientët në QKUK, gjatë pjesës së parë të vitit 2021 Foto: Ilustrim

Në sallat e Kardiologjisë Invazive, brenda 6 muajve janë kryer edhe 1 mijë e 736 procedura të koronarografisë.

Në mesin e shumë procedurave tjera kardiologjike, mjekët kardiologë invazivë kanë ofruar edhe 303 shërbime të ekoradiografisë dhe kanë realizuar edhe 4 Ekokardiografi Transezofageale.

Pas qetësimit të situatës me COVID-19, Kardiologjia Invazive po kryen edhe rastet e planifikuara të koronarografive dhe stentimeve.