Veliu: Vjosa Osmani vetëm me trup është në LDK, ka kohë që punon kundër!

09.09.2020

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliu sot gjatë një vizite në Gjilan ka thënë se LDK e cila udhëhiqet nga Isa Mustafa nuk do të ndahet. Sipas Agim Veliut nga LDK mund të ndahen vetëm individë, mirëpo, kjo nuk e ndanë partinë. “LDK deri më […]

Veliu: Vjosa Osmani vetëm me trup është në LDK, ka kohë që punon kundër!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës, Agim Veliu sot gjatë një vizite në Gjilan ka thënë se LDK e cila udhëhiqet nga Isa Mustafa nuk do të ndahet.

Sipas Agim Veliut nga LDK mund të ndahen vetëm individë, mirëpo, kjo nuk e ndanë partinë.

“LDK deri më tani nuk ka mundur ta ndaj askush. Nga LDK mund të ndahen vetëm individët. LDK është parti tepër e organizuar me një histori të gjatë. Është partë politike që ju ka qëndruar stuhive dhe nuk e besojë se dikush mund ta ndaj e aq më pak Vjosa Osmani,  e cila ka kohë që punon kundër LDK-së dhe është jashtë partisë me punë dhe veprime, ndërsa me trup ka qenë”, është shprehur ai. 

Etiketat

Ofertat e fundit