Veliu pas mbledhjës së LDK-së: Kryesia nuk diskutoi emrat për kryeministër, biseduam për kriteret

26.12.2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa sot në ora 10:00 ka mbajtur mbledhje me kryesinë e kësaj partie, e ku edhe kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike. E pas kësaj mbledhje, nënkryetari i kësaj parite, Agim Veliu ka thënë se nuk kanë diskutuar për emrin e kandidatit për kryeministër. “Asnjë emër ende nuk është […]

Veliu pas mbledhjës së LDK-së: Kryesia nuk diskutoi emrat për kryeministër, biseduam për kriteret Foto: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa sot në ora 10:00 ka mbajtur mbledhje me kryesinë e kësaj partie, e ku edhe kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike.

E pas kësaj mbledhje, nënkryetari i kësaj parite, Agim Veliu ka thënë se nuk kanë diskutuar për emrin e kandidatit për kryeministër.

“Asnjë emër ende nuk është në shqyrtim, ne jemi duke biseduar për kriterët, do t’i ndërtojmë kriterët edhe për kandidatët për kryeministër dhe kriteret për kanididatët për deputetë”, tha Veliu në një konferencë për media.

Të gjitha këto zhvillime politike vijnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për votën e Etem Arifit e cila ka qenë pro Qeversië Hoti, e cila u shpallë e pavlefshme.