Veliu në mbrojtje të kryeministrit Hoti, i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit

08.09.2020

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Avdullah Hoti, ndërsa i është kundërpërgjigjur kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. Agim Veliu ka shkruar në facebook se në historinë e parlamentarizimit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë kenë person jo partiak. Ai po ashtu thekson […]

Veliu në mbrojtje të kryeministrit Hoti, i kundërpërgjigjet Vjosa Osmanit Foto: Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Avdullah Hoti, ndërsa i është kundërpërgjigjur kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Agim Veliu ka shkruar në facebook se në historinë e parlamentarizimit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë kenë person jo partiak.

Ai po ashtu thekson se nuk mbahet mend kërcënimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera.

“Në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak! Po ashtu, nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera!”, shkruan Veliu.

Kryetarja e Parlamentit, Vjosa Osmani një ditë më parë e ka quajtur kryeministrin Hoti arrogant.

Kjo deklaratë e kryeparlamentares erdhi si përgjigje ndaj deklaratës së fundit të Hotit, i cili tha se Osmani çdo herë e ka pasur gabim.

“Zotëri Hoti nuk e di çka flet, kjo qasje arrogante e tij është për të ardhur keq për një kryeministër të vendit dhe nëse i kthehemi mbrapa historisë do ta shihni sesa herë kam qenë kundër një gjëje, zotëri Hotit dhe shokëve të tij iu janë dashur gjashtë vite dhe pastaj prapë kanë ardhur aty ku kam qenë unë. Shembull, kur unë e kritikoja koalicionin me PDK-në ata e përkrahnin pastaj erdhën të fjalët e mia, kur unë e kritikoja zgjedhjen e Thaçit presidentit ata e përkrahnin dhe pastaj erdhën të fjalët e mia. Edhe te kjo do të vijën por do të jetë tepër vonë për dëmin që kanë bërë, duke shkelur vullnetin qytetar”, ka thënë Osmani.