Veliu: LDK-ja ka emra të mirë në garë për kryeministër, por unë nuk do të jem
29.12.2020
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka deklaruar se janë në bisedime brenda LDK-së për nominimin e një kandidati për postin e kryeministri në zgjedhjet e reja parlamentare, që do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Ai ka thënë se do të dalin me kandidatin më të mirë që mund të […]
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka deklaruar se janë në bisedime brenda LDK-së për nominimin e një kandidati për postin e kryeministri në zgjedhjet e reja parlamentare, që do të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.
Ai ka thënë se do të dalin me kandidatin më të mirë që mund të ketë LDK-ja.
“Do ta diskutojmë me strukturat dhe shumë shpejt do ta arrijmë konsensusin. Kemi emra mjaft të mirë, nuk po përmendi emra. Unë nuk do të jem”, tha Veliu në T7, duke mos e përjashtuar mundësinë që Kujtim Shala të jetë kandidat për kryeministër.
Etiketat
Është publikuar lista e ushtrive më të fuqishme në botë, SHBA e para, kështu renditet Kosova
Lajme para 5 ore
Fillojnë përgatitjet për ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, shkurtohet rruga nga 3 orë në 30 minuta
Lajme para 2 dite