Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare, mërgimtarët po presin nga dy orë për të dalë nga Kosova

25.08.2021

Pritjet nëpër pikat e kalimit kufitar kanë vazhduar edhe mëngjesin e së mërkurës, ku për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare Merdare, pritet deri në dy orë. Mërgimtarët të cilët kanë ardhur për t’i kaluar pushimet verore në Kosovë, tashmë kanë filluar të kthehen në shtetet ku ata jetojnë e veprojnë, për çka edhe […]

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare, mërgimtarët po presin nga dy orë për të dalë nga Kosova Foto: Ilustrim

Pritjet nëpër pikat e kalimit kufitar kanë vazhduar edhe mëngjesin e së mërkurës, ku për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare Merdare, pritet deri në dy orë.

Mërgimtarët të cilët kanë ardhur për t’i kaluar pushimet verore në Kosovë, tashmë kanë filluar të kthehen në shtetet ku ata jetojnë e veprojnë, për çka edhe pritjet janë të gjata nga fluksi i madh i tyre në pikat e kalimit kufitar.

Pritje të gjata po ashtu ka edhe te pika kufitare Dheu i Bardhë, ku për të dal nga Kosova, pritet deri në 50 minuta.

Sipas të dhënave të përditësuara rreth orës 08:36, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje ka edhe në Mutivodë dhe Vërmicë.

Pikat e Kalimit Kufitar: Hyrje (min) Dalje (min)
Merdarë 05 – 10 100- 120
Jarinje 10 – 20 05 – 10
Mutivodë 03 – 05 20 – 30
Bernjak 03 – 05 03 – 05
Dheu i Bardhë 03 – 05 30 – 40
Vërmicë 05 – 10 20 – 25