Bizneset Vende Pune Ofertat

Valë e re bastisjeve në Kosovë

Valë e re bastisjeve në Kosovë

02.11.2023 Lajme

Zyra e Prokurorit të Specializuar i vazhdoi bastisjet në pronat e këshilltarëve të dikurshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi. Dje gjatë ditës është bastisur edhe shtëpia e e ish-këshilltarit të Hashim Thacit, Ismail Syla.

Gjykata Speciale në një përgjigjë për RTV21 tha se nuk mund t’i komentoj bastisjet që ka kryer ditëve të fundit në Kosovë e që kanë të bëjnë me procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë. Këto bastisje, sipas Behxhet Shalës nga Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut, janë precedent i rrezikshëm.

“Askush nuk e di se cka do të bëjnë me këto bastisje, dikush që po deklaron se mund të ketë akuza të reja, këto janë vetëm ma shumë qitje sepse askush….. mirëpo këto bastisje paraqesin një precedant të rrezikshëm sepse janë duke i… kanë qenë 4 bastisje edhe është një ndjenjë e keqe edhe për ata që po bastisen edhe për qytetsret, sepse nuk mund dikush të vijë nga jashtë dhe të lodrojë nëpër shtëpi kur të dojë….. dhe të përpiqet të ndërtojë njëfarë konstrukti kriminal në bazë të telefonave që i merr apo na bazë të matëralëve tjera i merr. Nuk asnjë logjikë të shqetësojnë familjet…..”, tha Behxhet Gashi nga KMDLNj.

Në vazhdën e këtyre bastisjeve, pjesëtarë të EULEXIT mëngjësin e së mërkurës ishin  në banesën e Ismail Sylës, ish-këshilltar i Hashim Thaçit. Avokati, Arianit Koci, thotë se Gjykata Speciale duhet të jetë transparente në arsyet e bastisjeve të kryera ditëve të fundit.

“Ne nuk e dijme a po paralajmeron apo jo, por publiku ka nevoje te dijë shumë më tepër informata prej zyrës së prokurorit të specializuar dhe dhomave të specializuara se cka po ndodh, pse krejt rrethi i zotit Thaci është duke u bastisë, pra një rreth i bashkëpunetorëve të tij…… Publiku e fiton besimin kur merr informacione sa shume prej dhomave të specializuara. Unë e di qe hetimet jamë të fshehta edhe nuk mundet prokuroria me i nda me neve……. Ta kuptojmë cka po ndodhë përndryshe po krijohet përshtypja se po targetohet një grup i njerëzve dhe ai grup i cili është i afërt me Thacin. Unë sa e kuptova të z.Smakaj, ai nuk qenka fare i dyshuar por i është bastisë shtëpia. Pra kjo është tash një institut juridik i cili nuk është apliku te ne Në Kosovë….”, tha Koci.

Kjo është bastisja e katërt që është ndërmarrë gjatë këtij viti ndaj ish-këshilltarëve të Thaçit. Të hënën u bastisën banesa e Blerim Shalës dhe shtëpia e Bashkim Smakajt, që më herët e mbajti pozitën e drejtorit të përgjithshëm të AKI-së.

New Born Agency

Fluturime direkte nga Ljublana në Prishtinë dhe anasjelltas!
Vazhdojnë bastisjet e Speciales, ish-komandantit të UÇK-së i konfiskohet telefoni 

Vazhdojnë bastisjet e Speciales, ish-komandantit të UÇK-së i konfiskohet telefoni 

Gjykata Speciale ka bastisur këtë të premte banesën e ish-komandantit të Brigadës 122 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vllaznim Kryeziu.

Të njëjtit i është konfiskuar telefoni, ka konfirmuar vëllai i tij, Andin Kryeziu.

“Vazhdojnë bastisjet e Gjykatës Speciale ndaj çlirimtarëve! Sot me datë 17.11.2023, Gjykata Speciale e Hagës bastisi banesën e ish-Komandantit të Brigadës 122, Vllaznim Kryeziu, ku me ç’rast iu konfiskua telefoni mobil”, ka shkruar ai në Facebook.

Bastisjet nga Specialja që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë, së fundmi janë shtuar. Së fundmi bastisje janë kryer edhe në shtëpitë e ish-këshilltarëve të ish-presidentit Hashim Thaçi.

EULEX-i po bastisë shtëpinë e Bashkim Smakajt, ish shefit të AKI-së

EULEX-i po bastisë shtëpinë e Bashkim Smakajt, ish shefit të AKI-së

Një veturë e EULEX-it me mbishkrimin ZPS në këto momente është duke bastisur shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka.

Nuk dihen ende detaje veç pamjeve të bastisjes, me gjasë me urdhër të Zyrës së Prokurorisë së Hagës.

Avokati Artan Qerkini i ka konfirmuar bastisjen, por që nuk e din ende arsyen.

Specialja bastis shtëpinë e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të Thaçit

Specialja bastis shtëpinë e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të Thaçit

Gjykata Speciale e ka bastisur në mëngjesin e sotëm banesën e Blerim Shalës, ish-këshilltar i Hashim Thaçit.

Ndërkaq në media është raportuar se përveç bastisjes së shtëpisë së Blerim Shalës, Specialja po kryen bastisje edhe në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smaka.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku e ka quajtur këtë spektakël të radhës nga Gjykata Speciale.

“Batisjet e Speciales, spektakël i radhës. Kinse po bëjmë e po gjejmë diçka!”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se muaj më parë Gjykata Speciale kishte bastisur edhe banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Adil Behramaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI" Prodhim Zona Industriale, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
ISEFERI SH.P.K. Prodhim Zona Industriale-Shirokë, 23000 Suharekë,
Kosovë
Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
Kompania e pastrimit JOKER Tjera Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende30 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë