Vaksinimi masiv, Vitia: Javën tjetër vjen kontingjenti i vaksinave Pfizer

24.06.2021

Tash e disa muaj ka filluar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qyetarët e Republikës së Kosovës. Ndërsa nga data 15 qershor 2021, në vendin tonë ka filluar procesi i vaksinimit në masë kundër COVID-19, bazuar në Planin e Vepimit për vaksinimin e qytetarëve në masë me vaksinën kundër COVID-19. Procesi i vaksinimit masiv është […]

Vaksinimi masiv, Vitia: Javën tjetër vjen kontingjenti i vaksinave Pfizer Foto: Ilustrim

Tash e disa muaj ka filluar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qyetarët e Republikës së Kosovës.

Ndërsa nga data 15 qershor 2021, në vendin tonë ka filluar procesi i vaksinimit në masë kundër COVID-19, bazuar në Planin e Vepimit për vaksinimin e qytetarëve në masë me vaksinën kundër COVID-19.

Procesi i vaksinimit masiv është duke ndodhur edhe në Komunën e Suharekës, ku ditë më parë Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë në një përgjigje për SuharekaOnline kanë theksuar se vaksinimi po bëhet në sallën e ushtrimeve te Gjimnazi “Jeta e Re”.

Gjithashtu për SuharekaOnline të njëjtit kanë theksuar se interesimi i qytetarëve për vaksinimi është i mirë.

Ndërsa procesi i vaksinimit masiv ka ngjallur reagime e debate si tek qyetarët njëashtu edhe në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët nga opozita kritikuan ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, se një gjë e tillë nuk po ndodhë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në fjalimin e tij në Kuvend tha sot se procesi i vaksinimit në vend bëhet varësisht dozave të vaksinave që kanë në stok.

Po ashtu ai ka shtuar se javën e ardhshme do të vijë kontingjenti i parë i vaksinave nga Pfizer dhe vaksina tjera.

Gjithashtu ministri Vitia ka theksuar se nuk mund të tregojë për çmimin e blerjes së vaksinave sepse një gjë e tillë është konfidenciale.

“Për ofendimet nuk mund të them njëjtë, të mbetet në ndërgjegjen tuaj. Kam nënshkrua kontratën me kompaninë Pfizer për më shumë se 1.2 milion vaksina dhe unë nuk gënjej…”, tha Vitia, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, pse nuk po e tregon çmimin e blerjes së vaksinave.