“Vaji do kushtojë mbi 2 euro”, si erdhi deri te rritja e çmimeve në vendi?

04.11.2021

Çmimi për një litër vaj nga kjo kompani në treg, thotë ai, aktualisht kushton 1.50 euro. Rritja e çmimeve është e pashmangshme, thotë ai, pasi Qeveria e Kosovës nuk i subvencionoi mjaftueshëm prodhuesit vendorë, të cilët u ballafaquan me probleme financiare gjatë pandemisë me COVID-19. Nëse institucionet e Kosovës, shton pronari i kësaj fabrike, do ta kishin […]

“Vaji do kushtojë mbi 2 euro”, si erdhi deri te rritja e çmimeve në vendi? Foto: Ilustrim

Çmimi për një litër vaj nga kjo kompani në treg, thotë ai, aktualisht kushton 1.50 euro.

Rritja e çmimeve është e pashmangshme, thotë ai, pasi Qeveria e Kosovës nuk i subvencionoi mjaftueshëm prodhuesit vendorë, të cilët u ballafaquan me probleme financiare gjatë pandemisë me COVID-19.

Nëse institucionet e Kosovës, shton pronari i kësaj fabrike, do ta kishin prioritet zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të prodhimit, atëherë inflacioni do të ishte më i ulët sesa tani.

“Ne nuk kemi arritur të sigurojmë mjaftueshëm lëndë të parë dhe tani ajo është shtrenjtuar dhe po shtrenjtohet çdo ditë. Korrje-shirja e lulediellit është në muajin shtator dhe në shtator duhet të sigurohet lënda e parë që të ketë një stabilitet të çmimit”, thotë ai.

Lëndën e parë për prodhimin e vajit, kjo kompani e importon nga Bullgaria, Ukraina dhe Rumania.

Të dhënat e Bankës Botërore për ndërmarrjet prodhuese tregojnë se 78 për qind të kompanive prodhuese në Kosovë përdorin material apo furnizime tjera që janë me orgjinë të huaj.

Në Kosovë, çmimet e artikujve bazikë të konsumit në muajin shtator janë shtrenjtuar deri në pesë për qind dhe ky shtrenjtim ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor.

Çmime më të larta deri në 30 për qind vërehen te vajrat dhe yndyrat ushqimore.

Kjo rritje erdhi si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare, e cila ndodhi për shkak të rezervave të vogla të gazit dhe çmimeve të larta të karbonit në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, rritja e çmimeve alarmoi Qeverinë e Kosovës, e cila mori disa masa për t’i subvencionuar prodhuesit vendorë. Më 28 tetor qeveria ndau 40 milionë euro për subvencionimin e kredive për bizneset prodhuese dhe mbështetjen e eksportit./REL/