USAID i dhuron Kosovës 50 ventilatorë/respiratorë

Korona virusi është ende i pranishëm në mesin tonë, të gjithë po bëjmë përpjekje për ta kaluar këtë virus, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për ta luftuar këtë virus, sot Ambasada e SHBA-ve dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) kanë ndihmuar Kosovën me 50 ventilator/respiratorë.

Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ku ka treguar se kjo një ndihmë shumë e çmueshme në luftën kundër COVID-19.

 Javë më parë kemi nënshkruar Marrëveshjen me USAID-in për këtë donacion. Para pak ditësh Ambasada Amerikane gjithashtu dhuroi donacionin me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor nga Programi i Ndihmës Humanitare i Komandës Evropiane të SHBA. Këto janë kontribute të përkujdesit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake i kanë ofruar në vazhdimësi sistemit tonë shëndetësor. Në këtë kohë kur të gjithë popujt e botës po ballafaqohen me sfidën e pandemisë, solidariteti mes popujve dhe asistenca ndaj njëri tjetrit ka rëndësi të madhe, në veçanti kur popujt dhe shtetet e mëdha u zgjasin dorën e mbështetjeve shteteve më të vogla dhe me kapacitetet më të kufizuara.
Faleminderit Ambasadës së SHBA-ve! Faleminderit USAID! Faleminderit taksapaguesve amerikanë!
Mbani maska! Lani duart! Ruani distancën sociale!

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.