Universiteti i Prizrenit hap konkurs për pranim të studentëve për vitin akademik 2021/22

11.08.2021

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren në bazë kompetencave të përcaktuara sipas nenit 99 të Statutit, në mbledhjen e mbajtur më: 03.08.2021 (numër protokolli 03-188), ka miratuar propozimet e njësive akademike për numrin e studentëve që do të pranohen, sipas aprovimit të kuotave nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI – nr. […]

Universiteti i Prizrenit hap konkurs për pranim të studentëve për vitin akademik 2021/22 Foto: Ilustrim

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren në bazë kompetencave të përcaktuara sipas nenit 99 të Statutit, në mbledhjen e mbajtur më: 03.08.2021 (numër protokolli 03-188), ka miratuar propozimet e njësive akademike për numrin e studentëve që do të pranohen, sipas aprovimit të kuotave nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI – nr. Protokolli 1331, datë 05.08.2021) në vitin akademik 2021/22, dhe ka miratuar kushtet dhe kriteret për regjistrim në studimet themelore – bachelor.

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2021/2022, do të regjistrojë 1530  studentë, prej të cilëve 1530 studentë të rregullt dhe 0 studentë me korrespondencë.

Në kuader të numrit të përgjithshëm të përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 të MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, përkatësisht deri 186 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë. Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpëmdahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.

Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen deri në 3% përkatësisht deri 47 kandidatë të cilët kanë lindur në vendet jashtë Kosovës (Shtetas të Huaj dhe nga Trojet Shqiptare), ndërsa shkollimin e mesëm e kanë mbaruar në Republikën e Kosovës, do t’iu nënshtrohen kushteve të njëjta për pranim si kandidatët nga Kosova.

Përjashtimisht kushteve të veçanta të përcaktuara për kandidatët si në pikën 2, 3, nëse të njëjtit arrijnë të kualifikohen brenda numrit të paraparë si në pikën 1, atëherë këta kandidatë nuk do të llogariten në kuadër të kuotës së rezervuar.

Njoftimi i plotë i UPZ-së:

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren në bazë kompetencave të përcaktuara sipas nenit 99 të Statutit, në mbledhjen e mbajtur më: 03.08.2021 (numër protokolli 03-188), ka miratuar propozimet e njësive akademike për numrin e studentëve që do të pranohen, sipas aprovimit të kuotave nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI – nr. Protokolli 1331, datë 05.08.2021)  në vitin akademik 2021/22, dhe ka  miratuar kushtet dhe kriteret për regjistrim në studimet themelore – bachelor.

KUSHTET E PËRGJITHSHME

  1. Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2021/2022, do të regjistrojë 1530  studentë, prej të cilëve 1530 studentë të rregullt dhe 0 studentë me korrespondencë.
  2. Në kuader të numrit të përgjithshëm të përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 të MASHT-it, Universiteti do të regjistrojë deri në 12%, përkatësisht deri 186 studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë. Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpëmdahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program të fakulteteve veç e veç.
  3. Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen deri në 3% përkatësisht deri 47 kandidatë të cilët kanë lindur në vendet jashtë Kosovës (Shtetas të Huaj dhe nga Trojet Shqiptare), ndërsa shkollimin e mesëm e kanë mbaruar në Republikën e Kosovës, do t’iu nënshtrohen kushteve të njëjta për pranim si kandidatët nga Kosova.
  4. Përjashtimisht kushteve të veçanta të përcaktuara për kandidatët si në pikën 2, 3, nëse të njëjtit arrijnë të kualifikohen brenda numrit të paraparë si në pikën 1, atëherë këta kandidatë nuk do të llogariten në kuadër të kuotës së rezervuar.
  5. Mbi bazë të konsideratave humane, Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren rezervon të drejtën e pranimit të kandidatëve me nevoja të veçanta.
  6. Universiteti nuk do të mundësojë lehtësira për pranim nëse njëri prej kandidatëve binjakë nuk arrin të pranohet në programin e njëjtë apo të ndryshëm me binjakun tjetër.
  7. Të drejtë pranimi në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët shkollimin e mesëm e kanë përfunduar në njërën prej shkollave publike apo shkollave private të licensuara në Republikën e Kosovës dhe që e kanë diplomën për shkollimin e kryer.
  8. Në Universitet mund të pranohen edhe kandidatët nga shtetet e tjera në kushte të njëjta konkurrimi me kandidatët nga Kosova.
  9. Kandidatë jo-kosovarë konsiderohen kandidatët të cilët shkollimin e mesëm e kanë mbaruar jashtë Kosovës.
  10. Vendimi për njohjen dhe për barasvlerën e diplomës merret nga MASHTI.
  11. Universiteti do të sigurojë përgatitjen e testeve për provim pranues në gjuhën në të cilën kandidatët kanë përfunduar shkollimin paraprak ose/dhe për të cilën deklarohen paraprakisht në formularin për vetëdeklarim, përveç në rastet specifike ku testi do të përgatitet në gjuhën në të cilën zhvillohet programi (sh., në programet e Fakultetit të Filologjisë).
  12. Njësitë akademike përkatëse me rastin e aplikimit të kandidatëve nga komuniteti jo-shumicë bëjnë verifikimin e dokumentacionit pedagogjik duke përfshirë dëftesat dhe diplomat në gjuhën në të cilën kandidatët kanë përfunduar shkollimin e mesëm.
  13. Deklarimi i rrejshëm në formularin për vetëdeklarim, sipas nenit 391 të Kodit Penal (KODI 04/L-082) të Republikës së Kosovës konsiderohet vepër penale.
  14. Kandidatët të cilët kanë të regjistruar një program studimi në cilindo nivel të studimit në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren nuk kanë të drejtë konkurrimi në program tjetër studimi në Universitet ,pa përfunduar studimet në programin ku kanë qenë duke studiuar ose pa u ç’regjistruar nga programi aktual i studimeve.
  15. Kandidatët për pranim si student të Universitetit “Ukshin Hoti” të Prizrenit në vitin akademik 2021/22 nuk mund të konkurrojnë më shumë se në një fakultet, departament, dreitim apo program.

MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE

  1. Përzgjedhja e kandidatëve për të gjitha fakultetet do të bëhet sipas kritereve si në vijim:
  2. Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme e nuk kanë pasur provim të maturës:

Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:

  • Suksesi në shkollën e mesme deri në 30 pikë; dhe
  • Suksesi në provim pranues deri në 70 pikë.
  1. Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe e kanë dhënë me sukses provimin e maturës:

Numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:

  • Suksesi në shkollën e mesme deri në 30 pikë;
  • Suksesi në maturë deri në 30 pikë; dhe,
  • Suksesi në provimin pranues deri në 40 pikë.
  1. Provimi pranues hartohet me 100 Pikë ( ku sistemi sipas aplikuesit i konverton në 70 apo 40 pikë)
  2. Të drejtë radhitjeje, përkatësisht pranimi kanë vetëm kandidatët që arrijnë së paku 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues.
  3. Kandidatët të cilët nuk arrijnë së paku 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të paplotësuara sipas konkursit.
  4. Përjashtimisht kushteve të përgjithshme të përcaktuara në paragrafin 2 dhe 3 të pikës III, kandidatët të cilët konkurrojnë sipas kritereve të përcaktuara si në paragrafin 2, 3, të drejtë radhitjeje, përkatësisht pranimi kanë vetëm ata që arrijnë së paku 30% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues, vendet e lira të cilat mbesin nga pika 2 dhe 3 nuk zëvendësohen.
  5. Fakultetet e organizojnë mbajtjen e provimit pranues në lëndët mësimore të cilat i caktojnë vetë fakultetet.
  6. Fakultetet janë të obliguara që listën e kandidatëve që kanë konkurruar, t’ia dërgojnë Rektoratit të Universitetit dhe ta publikojnë në ueb-faqen e Fakultetit.

AFATET E KONKURSIT

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve, oraret do të jenë si në vijim:

  1. Aplikimi online bëhet prej 06.08.2021 deri më 24.08.2021, ora 16:00.
  2. Dorëzimi i dokumenteve fizike bëhet prej datës 16.08.2021 deri më 24.08.2021 (përfshirë edhe ditën e Shtunë), prej orës 09:00-15:00. Ditën e fundit, dokumntet pranohen deri në ora 16:00.
  3. Provimi pranues do të mbahet më 30.08.2021, duke filluar prej orës 09:00 (shih tabelën me orarin e mbajtjes së provimit pranues).
  4. Kandidatëve, që dorëzojnë dokumente origjinale, u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim apo ç’regjistrim nga fakulteti.
  5. Me rastin e paraqitjes, kandidatët duliet t’i sjellin këto dokumente:
  6. Ekstraktin e lindjes (origjinale) jo më i vjetër se 6 muaj,
  7. Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal, të noterizuara ose dublikatë),
  8. Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës

(origjinal, të noterizuar ose dublikatë-Dublikati),

  1. Kopjen e letërnjoftimit,
  2. Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegza (Linku) për
  3. konkurrim online përmes Internetit.

Kliko KËTU për më shumë informacione.