Shtyhet hapja e konkursit për pranimin e studentëve në UP, shkak akreditimi

09.07.2021

Tashmë viti shkollor 2020/21 ka përfunduar, ku maturantët u drejtohen universiteteve për të studiuar në drejtime të ndryshme. Por, konkursi për pranimin e studentëve të rinj ende nuk është hapur në Universitetin e Prishtinës. Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) ende nuk e ka përmbyllur procesin e akreditimit, dhe se kjo është arsyeja që ende nuk […]

Shtyhet hapja e konkursit për pranimin e studentëve në UP, shkak akreditimi Foto: Ilustrim

Tashmë viti shkollor 2020/21 ka përfunduar, ku maturantët u drejtohen universiteteve për të studiuar në drejtime të ndryshme.

Por, konkursi për pranimin e studentëve të rinj ende nuk është hapur në Universitetin e Prishtinës.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) ende nuk e ka përmbyllur procesin e akreditimit, dhe se kjo është arsyeja që ende nuk është hapur një konkurs i tillë në universitete.

Proces ky që në skenarin më të keq mund të fillojë në fund të muajit gusht.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiri ka kërkyar nga ky këshill që të punojë me dinamikë më të shtuar, ndërsa në anën tjeter kryetarja e KSHC-së, Hasnije Ilazi ka kërkuar mirëkuptim duke shprehur besimin se procesi mund të përfundojë në fund të këtij muaji.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, thotë se pa përfundimin e procesit të akreditimit nuk do të mund të shpallin konkursin për pranimin e studentëve të rinj.

Rektori Sahiti ka shtuar se një vonesë e tillë do të ndikojë edhe në proceduar e më pastajme.

Sipas rektorit të UP-së në rast se të gjitha programet e këtij universiteti akreditohen, atëherë është paraparë që në vitin akademik 2021/22 të regjistrohen 6 mijë e 700 studentë.

“Në momentin që i kemi vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, kuotat përkatëse të dërguara në Ministrinë e Arsimit dhe pas aprovimit të kuotave nga Ministria e Arsimit menjëherë të shkojmë me shpalljen e konkurseve publike për pranim të studentëve të rinj. Kjo nënkupton që në rastin më të mirë ndoshta në fund të korrikut, por prapë po e them nuk është çështje që varet drejtpërdrejtë nga ne, është dinamikë e institucioneve të tjera.

Sido që të jetë, nëse jo më herët, atëherë shpresojmë që më së largu në fund të gushtit çdo gjë të qartësohet edhe të bëjmë hapjen e konkursit publik për studentët e rinj”, thotë ai për KosovaPress.

Gjithashtu ai ka apeluar që Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) të ketë parasysh pozitën në të cilën ndodhen universitetet si dhe të trajtojë me prioritet çështjen e akreditimit.

Ndërsa kryetarja e KShC-së, Hasnije Ilazi u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve arsimore publike e private, që të mos hapin konkurset për pranimin e studentëve të rinj pa u marrë vendim nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë për akreditimin apo jo të programeve studimore.

Ajo ka thënë se tashmë më pak se një muaj kanë marrë detyrat në Këshillin Shtetëror të Cilësisë dhe kanë qenë 239 aplikacione në pritje, sipas saj, trajtimi i të gjitha këtyre aplikacioneve për një periudhë kaq të shkurtër kohore ka qenë i pamundur.