Universiteti i Prishtinës hap konkursin për studimet e doktoratës për vitin akademik 2026/27
Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2026/27.
Me konkursin e hapur në pesë njësi akademike dhe nëntë programe studimi, parashihet të pranohen gjithsej 61 studentë të rinj të doktoratës.
Kandidatët mund të aplikojnë në programet e doktoratës në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore, Fakultetin e Filologjisë, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakultetin e Mjekësisë dhe Fakultetin e Edukimit.
Sipas njoftimit zyrtar, të drejtë aplikimi kanë kandidatët që kanë përfunduar studimet bachelor dhe master me notë mesatare mbi 8.0.Afati për aplikim ka nisur më 12 maj 2026 dhe do të zgjasë deri më 26 qershor 2026 në ora 16:00.
Universiteti ka bërë të ditur se aplikimi realizohet online, ndërsa informatat e detajuara për dokumentacionin dhe procedurat mund të gjenden në faqen zyrtare të universitetit.
UP-ja ka theksuar se procesi i pranimit do të zhvillohet me transparencë dhe meritokraci në të gjitha fazat e konkursit.
