Universiteti i Prishtinës shpall konkursin për pranimin e studentëve në studimet Bachelor për vitin 2025/2026

01.07.2025

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve për nivelin baçelor dhe master për vitin akademik 2025/2026.

Numri i përgjithshëm i vendeve të lira në nivelin Bachelor është 5,723 studentë të rregullt.

Programet e ofruara nga UP-ja përfshijnë fusha të ndryshme të studimit, me qëllim përgatitjen e studentëve për tregun e punës dhe zhvillimin e tyre profesional e personal. Universiteti thekson se kurrikulat janë të dizajnuara për të ofruar njohuri të thella dhe aftësi praktike, të cilat u mundësojnë studentëve të arrijnë objektivat e tyre në karrierë.

Përmes këtij konkursi, Universiteti i Prishtinës shpreh përkushtimin për të ndërtuar një ambient akademik të favorshëm, që inkurajon rritjen intelektuale dhe përparimin individual të çdo studenti.

Të dhëna kryesore për aplikim:

  • Afati i aplikimit online: 30 qershor – 8 korrik 2025, në platformën zyrtare: http://apliko.uni-pr.edu
  • Dorëzimi i dokumentacionit fizik: gjithashtu nga 30 qershori deri më 8 korrik 2025.
  • Provimet pranuese: mbahen më 10, 11 dhe 12 korrik 2025, në varësi të fakultetit.
  • Shpallja e rezultateve preliminare: më së largu më 13 korrik 2025, ora 16:00.
  • Afati për ankesa: 14–15 korrik 2025.
  • Rezultatet përfundimtare: më 16 korrik 2025.
  • Regjistrimi i kandidatëve të pranuar: 21–31 korrik 2025 sipas orarit të ndarë për çdo fakultet.
  • Afati i fundit për regjistrim: 3 tetor 2025, ora 15:00.

Drejtimet dhe kapacitetet:

Universiteti i Prishtinës ofron mbi 100 drejtime studimi në 14 fakultete të ndryshme. Disa prej tyre përfshijnë:

  • Fakulteti Ekonomik – 1,200 vende
  • Fakulteti i Mjekësisë – 462 vende
  • Fakulteti i Filologjisë – 565 vende
  • Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike – 510 vende
  • Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore – 590 vende
  • Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike – 340 vende
  • Fakulteti Juridik – 600 vende
  • Fakulteti i Arteve – 181 vende
  • Fakulteti i Arkitekturës – 100 vende
  • Fakulteti i Edukimit – 370 vende
  • Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit – 150 vende
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë – 210 vende
  • Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë – 280 vende
  • Fakulteti Filozofik – 440 vende

  • Deri në 12% e vendeve të rezervuara për komunitetet joshumicë.
  • Kuota shtesë për kandidatë nga: Presheva, Bujanoci, Medvegja, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi.
  • 5 pikë bonus për kandidatët me nevoja të veçanta (me dëshmi përkatëse).
  • Studentët që regjistrohen për herë të parë lirohen nga pagesa e semestrit të parë.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të Universitetit të Prishtinës: www.uni-pr.edu ose kontaktoni fakultetin përkatës.

Të gjithë të interesuarit ftohen të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e një institucioni me histori, traditë dhe standard të lartë në arsimin e lartë publik në Kosovë.