U tha se do të ulet, çmimi i naftës rritet sërish

15.04.2022

Në Kosovë pati sërish lëvizje të çmimit të naftës. Një ditë më parë u raportua se kishte ulje të cmimit të karburanteve, por gjatë së premtës ky cmim vetëm se ishte rritur. Madje, çmimet e furnizimit me naftë po dallojnë nga kompanitë e ndryshme të derivateve në vend. Gjatë së enjtës cmimi për një litër […]

U tha se do të ulet, çmimi i naftës rritet sërish Foto: Ilustrim

Në Kosovë pati sërish lëvizje të çmimit të naftës. Një ditë më parë u raportua se kishte ulje të cmimit të karburanteve, por gjatë së premtës ky cmim vetëm se ishte rritur.

Madje, çmimet e furnizimit me naftë po dallojnë nga kompanitë e ndryshme të derivateve në vend.

Gjatë së enjtës cmimi për një litër naftë ishte 1,55 euro, ndërsa nje dite me pas litra e saj pafuhej 1.59 euro, e në disa vende 1 cent më pak.

E këtë luhatje të cmimeve qytetarët po e shohin si sfidë.

Përderisa në tregjet ndërkombëtare cmimi i naftës ka filluar të bie, në Kosovë nuk po ndodhë e njejta.

E një qytetar për T7 këtë rritje po e arsyeton me situatën ku eshte perfshire rajoni dhe e gjithe Evropa.

Lufta në mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdimisht permendet si nje factor qe ka ndikuar per rritjen e cmimeve per shume produkte.

E kjo situatë sipas njohësit të cështjeve ekonomike Safet Gërxhaliut, ka krijuar spekulacione tregtare.

Gërxhaliu tutje shton se duhet të ketë më shumë kontrolla në kompanitë e derivateve.