Fundi i janarit, fillimi i rënies së çmimeve të naftës

Çmimet aktuale të naftës dhe derivateve të saj janë më të lartat të regjistruara ndonjëherë në Kosovë.

Fundi i janarit, fillimi i rënies së çmimeve të naftës

Kështu shprehet Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, i cili deklaron se në fund të muajit janar do të nisë të bien çmimet e furnizimit.

“Edhe aktualisht jemi  pas shteteve të tjera të rajonit me çmime. Është vetëm Maqedonia e Veriut me çmim më të ulët por që akcizën e ka 22 cent më pak.


Sot në Kosovë për dizel çmimi shkon nga 1.19 deri në 1.27 për litër, kurse për benzina nga 1.21 deri në 1.30 cent. Gjatë kësaj jave ka pasur rritje 25 dollarë për ton, për katër ditë çmimi është ngritur në 100 dollarë”, është shprehur Berjani në emisionin Portofol në Klan Kosova FM.

“Qytetarët mund të ankohen por problemi i rritjes është diku tjetër – te tregjet botërore. Gjithkund janë rritur çmimet. Në dhjetor ka pasë një komunikatë nga OPEC që në janar, në fund të janarit do të ketë stabilizim të tregut, do të ketë më shumë prodhim dhe çmimi do të bjerë”.

Ai më tej ka theksuar se cilësia e derivateve që ofrohet në tregun vendorë është e lartë dhe këtë e bazon në mosankesat e qytetarëve.

“Asnjë ankesë nuk ka pasur në Ministrinë e Tregtisë. Kjo tregon se cilësia e naftës është sikurse në shtetet tjera”.

Sipas Berjanit me miratimin e Ligjit të Naftës në Kuvendin e Kosovës do të rregulloheshin shumë çështje sa i përket kësaj fushe.

Nga ana tjetër shoqata që ai e drejton nga tash do të nisë me publikimin e përditshëm të çmimit më të shtrenjtë dhe më të lirë në treg.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë