Pse u ngrit prapë çmimi i derivateve në Kosovë? Flet kryetari i naftëtarëve

12.01.2022

Shtrenjtimin prej 3 cent për litër e shkaktoi rënia e prodhimit të karburanteve në organizatën e huaj OPEC, nga vendet anëtare të së cilës, naftëtarët kosovarë furnizohen E çmimet vendore, krahas kësaj, diktohen edhe nga ato ndërkombëtare në berzë. Kështu thotë kryenaftëtari kosovar, Fadil Berjani. Ai thotë se çmimet në vend mbeten, megjithatë, më të […]

Pse u ngrit prapë çmimi i derivateve në Kosovë? Flet kryetari i naftëtarëve Foto: Ilustrim

Shtrenjtimin prej 3 cent për litër e shkaktoi rënia e prodhimit të karburanteve në organizatën e huaj OPEC, nga vendet anëtare të së cilës, naftëtarët kosovarë furnizohen

E çmimet vendore, krahas kësaj, diktohen edhe nga ato ndërkombëtare në berzë. Kështu thotë kryenaftëtari kosovar, Fadil Berjani.

Ai thotë se çmimet në vend mbeten, megjithatë, më të lirat në rajon.

“Sa i përket çmimit të naftës,  çmimet në Kosovë sot sillen prej 1,18 deri 1,27 euro ndërsa dizel deri në 1,18 euro ndërsa benzina prej 1,20 euro deri 1,30 euro, gjatë këtij viti kemi pas rritje të derivateve në ditë 25 dollarë për to, çmimet e derivateve janë në rritje e sipër, por çmimet në regjion janë më të larta shumë se në Kosovë”, tha Berjani për “Front Online”.

Situata me çmimet pritet të stabilizohet, por pas pak javësh.

“Nga fundi i janarit pritet të ketë normalizim të tregut në tregjet ndërkombëtare dhe kjo do të reflektojë edhe në Kosovë”, shtoi Berjani.