U raportuan parregullsi në Testin e Arritshmërisë, MASHTI: Ekipet janë në terren, ende s’kemi informacion zyrtar
Gjatë ditës në media u raportuan se përgjigjet e pyetjeve të këtij testi kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale. E lidhur me këtë, nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kanë thënë se nuk ka ndonjë infomacion zyrtar nëse ka pasur ndonjë parregullsi në procesin e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta. Iliriana […]
Gjatë ditës në media u raportuan se përgjigjet e pyetjeve të këtij testi kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale.
E lidhur me këtë, nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) kanë thënë se nuk ka ndonjë infomacion zyrtar nëse ka pasur ndonjë parregullsi në procesin e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta.
Iliriana Pylla, kështillate për media në MASHTI ka theksuar se ekipet janë në terren.
“Ekipet janë të terren, derisa të përfundojnë të gjitha ekipet dhe monitoruesit e ministrisë ende s’kemi informacion zyrtarë. Deri tash s’kemi ndonjë indikacion…Më vonë dalim me komunikatë”, ka thënë Pylla për Telegrafin.
Ndryshe, nxënësit këtë proces e kanë filluar në orën 10:00, ku kanë pasur dy orë në dispozicion për tu përgjigjur në pyetjet e parashtruara.
Pjesa e dytë e Testit do të mbahet më 14 qershor dhe nxënësit do të kenë mundësi që gjatë dy ditëve të përgjigjen në 200 pyetje, 4 lëndë në ditën e parë dhe 5 lëndë në ditën e dytë të testimit.