U pezullohet licenca katër kompanive të naftës

19.04.2022

Ministrja Hajdari dhe drejtori Llugaliu kanë theksuar se kjo është bazuar në fakte të cilat janë mbledhur. Po ashtu, ministrja Hajdari ka thënë se me Inspektoratin e Tregut janë gjetur plotë raste të jokonformitetit për të cilat është njoftuar edhe prokuroria. “Me Inspektoratin e Tregut kemi gjetur plotë raste të jokonformitetit. Për këto raste do […]

U pezullohet licenca katër kompanive të naftës Foto: Ilustrim

Ministrja Hajdari dhe drejtori Llugaliu kanë theksuar se kjo është bazuar në fakte të cilat janë mbledhur.

Po ashtu, ministrja Hajdari ka thënë se me Inspektoratin e Tregut janë gjetur plotë raste të jokonformitetit për të cilat është njoftuar edhe prokuroria.

“Me Inspektoratin e Tregut kemi gjetur plotë raste të jokonformitetit. Për këto raste do të njoftojmë edhe prokurorinë. Në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës, Inspektorati ka gjetur në numër i madh i shitësve kanë tejkaluar marzhën tregtare të përcaktuar nga ana e Qeverisë, andaj është lëshuar urdhri për nisjen e procedurës kundërvajtëse në gjykatë për të gjobitur shkelësit e Ligjit”, ka përfunduar ajo.

Këto katër kompani janë Kulla Exim, Petrol Company, Inn Oil dhe Kosova Rafinery.

Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu ka thënë se nga kontrolli i kryer ndaj katër subjekteve, u janë shmangur tatimeve.

“Për këtë proces të homogjenizimit, këto kompani kanë përfituar nga lirimi në taksë të akcizës. Nga kjo është mundësuar të ketë shmangie të pakontrollueshme të të hyrave”, tha ai.