TRIUMF HISTORIK: 15 MEDALJE NDËRKOMBËTARE PËR KOSOVËN!

02.05.2026

Delegacioni i Kosovës ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në garat ndërkombëtare të mbajtura në Frankfurt të Gjermanisë, duke fituar gjithsej 15 medalje në dy disiplina prestigjioze.

Në Olimpiadën e Matematikës, nxënësit siguruan 10 medalje, prej tyre 3 të argjendta dhe 7 të bronzta.

Ndërkohë, në garën e gjuhës angleze HI-LINGUA, Kosova fitoi 5 medalje: 1 të artë, 3 të argjendta dhe 1 të bronztë.

Ky sukses lidhet ngushtë me punën profesionale të Mattik School dhe udhëheqjen e profesor Emin Hoxhës, i cili në rolin e Koordinatorit Nacional ka drejtuar ekipin drejt këtij rezultati historik.

Sipas tij, ky triumf është rezultat i përkushtimit të nxënësve, mbështetjes së prindërve dhe bashkëpunimit me institucionet që qëndruan pas këtij rrugëtimi.

Delegacioni pritet të kthehet në Kosovë me medalje që përfaqësojnë një arritje të rëndësishme për arsimin dhe një dëshmi se të rinjtë kosovarë janë të aftë të konkurrojnë me sukses në nivel ndërkombëtar.