‘Trepça’ largon edhe tre punëtorë nga puna

20.08.2024

Ndërmarrja “Trepça”, ka njoftuar se ka larguar nga puna edhe tre punëtorë, për siç kanë thënë ata, shkelje të rëndë të detyrave.

‘Trepça’ largon edhe tre punëtorë nga puna Foto: Ilustrim

Këtë e kanë bërë të ditur përmes disa postimeve në Facebook, teksa kanë thënë se sot (20), Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik, me ç’rast kanë shqiptuar masat disiplinore për ndërerjet e marrëdhënieve të punës me këta të fundit.

Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme “Trepça” ka larguar nga puna 5 punëtorë të ndërmarrjes me arsye: “shkelje të detyrave të punës”.

Njoftimet e plota:

Njoftim

Me datën 20.8.2024  Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. K.M. bazuar në fletëparaqitjen/ kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1118 e dt. 25.4.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.

Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4569 të dt. 20.8.2024  dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për K.M.

Njoftim

Me datën 20.8.2024  Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. A.P. bazuar në fletëparaqitjen/ kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1050 e dt. 12.4.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.

Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4571 të dt. 20.8.2024  dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për A.P.

Njoftim

Me datën 20.8.2024  Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. B.M. bazuar në fletëparaqitjen/ kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1049 e dt. 12.4.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.

Komisioni Disiplinor ka sjellur vendim me nr.prot:4567 të dt. 20.8.2024  dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për B.M.