Trefishohet hyrja e mjeteve piroteknike në Kosovë, krahasuar me vitin 2021

27.12.2022

Sivjet në Kosovë janë futur rreth 120 tonë mjete piroteknike për dallim nga viti i kaluar, ku ishin mbi 40 tonë. Qytetarët ankohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike, ndërkohë që nga komunat janë caktuar afatet nga 25 dhjetori deri më 3 janar për përdorimin e tyre. Ndryshe nga viti 2021, ku në Kosovë kanë hyrë […]

Trefishohet hyrja e mjeteve piroteknike në Kosovë, krahasuar me vitin 2021 Foto: Ilustrim

Sivjet në Kosovë janë futur rreth 120 tonë mjete piroteknike për dallim nga viti i kaluar, ku ishin mbi 40 tonë.

Qytetarët ankohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike, ndërkohë që nga komunat janë caktuar afatet nga 25 dhjetori deri më 3 janar për përdorimin e tyre.

Ndryshe nga viti 2021, ku në Kosovë kanë hyrë mbi 40 tonë mjete piroteknike, Dogana Kosovës thotë se këtë vit kanë hyrë rreth 120 tonë në vlerë mbi 200 mijë euro, raporton RTK.

Poashtu, edhe në Komunën e Suharekës është caktuar se që nga data 25 dhjetor 2022 deri më 3 janar 2023 që të shitën mjete piroteknike, ky vendim i Komunës është marrë në mbledhjen e KKSB, e cila është mbajtur me 14 dhjetor 2022.