Tre deri në gjashtë muaj praktikë me pagesë në Gjermani – Ambasada fton të interesuarit të aplikojnë

06.10.2022

Ambasada e Gjermanisë në Kosovës përmes një njoftimi në rrjete sociale, ka dhënë detaje lidhur me mundësinë për punësim në shtetin gjerman. Ambasada Gjermane në Prishtinë përmes një postimi në “Facebook” u ka bërë thirrje të interesuarve që të aplikojnë për t’iu bashkuar Programit të Praktikës së Biznesit Gjerman për Vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga […]

Tre deri në gjashtë muaj praktikë me pagesë në Gjermani – Ambasada fton të interesuarit të aplikojnë Foto: Ilustrim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovës përmes një njoftimi në rrjete sociale, ka dhënë detaje lidhur me mundësinë për punësim në shtetin gjerman.

Ambasada Gjermane në Prishtinë përmes një postimi në “Facebook” u ka bërë thirrje të interesuarve që të aplikojnë për t’iu bashkuar Programit të Praktikës së Biznesit Gjerman për Vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nga kjo ambasadë kanë shtuar se përmes këtij programi të lartcekur, të interesuarit mund të bëjnë praktikë me pagesë nga tre deri në gjashtë muaj në një kompani në Gjermani duke filluar nga data 3 korrik i vitit të ardhshëm.

“Mundësi punësimi! Bashkohuni me Programin tonë të Praktikës së Biznesit Gjerman për Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe bëhuni bursist i gjeneratës 2023. Aplikoni për një praktikë të paguar tre deri në gjashtë muaj në një kompani udhëheqëse gjermane në Gjermani duke filluar nga 3 korriku 2023. Thirrja për aplikim është e hapur nga data 1 tetor deri më 16 nëntor (23:59) 2022”, thuhet në njoftimin e ambasadës.