Tragjedi në Austri, 21-vjeçari nga Kosova humb jetën në aksident
Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën L1436 në Perg të Austrisë, ku si pasojë e përplasjes së dy veturave, ka humbur jetën një 21-vjeçar me origjinë nga Kosova, transmeton albinfo.at.
Foto: Ilustrim
Pas ndërhyrjes së shërbimit emergjent austriak me helikopter, raportohet se i riu kosovar ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin më të afërt.
Ndërkohë, personi tjetër i përfshirë në aksident, një 29-vjeçar, ka marrë lëndime të lehta dhe tashmë është liruar nga spitali.
Policia austriake ende nuk ka dhënë një sqarim zyrtar lidhur me shkakun e këtij aksidenti fatal dhe rrethanat se si ai ndodhi.
Për këtë ngjarje të rëndë ka raportuar edhe mediumi austriak “Heute.at”.
Lajmi i hidhur ka prekur komunitetin kosovar në Austri dhe më gjerë. Detaje të tjera pritet të bëhen të ditura nga autoritetet austriake në orët në vijim.