Tetë raste të dyshuara për koronavirus në QKUK

10.03.2020

Gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive në QKUK janë paraqitur gjashtë raste të dyshimta në COVID-19. E kjo ka bërë që numri i të dyshuarve të shkojë në tetë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur drejtoresha e Klinikës Infektive, Lendita Ajvazi-Berisha. Ajvazi-Berisha ka thënë se nuk ka nevojë për ndonjë shqetësim. […]

Tetë raste të dyshuara për koronavirus në QKUK Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së sotme në Klinikën Infektive në QKUK janë paraqitur gjashtë raste të dyshimta në COVID-19.

E kjo ka bërë që numri i të dyshuarve të shkojë në tetë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur drejtoresha e Klinikës Infektive, Lendita Ajvazi-Berisha.

Ajvazi-Berisha ka thënë se nuk ka nevojë për ndonjë shqetësim.

“Ne momentalisht në klinikë i kemi hospitalizu gjashtë pacientë. Për momentin nuk ka nevojë për shqetësime”, ka thënë ajo.

Express merr vesh se personat që dyshohet të jenë të prekur me koronavirus janë nga Zvicra, Anglia dhe Maqedonia.