Terminet për viza për muajin tetor, Ambasada Gjermane thotë se ka regjistrime të mjaftueshme

08.09.2021

Gjatë ditës së djeshme është hapur lista e pritjes për termine për muajin tetor në Ambasadën gjermane. Ka mjaftuar më pak se një orë, që të gjitha terminet për aplikim për vizë pune për muajin tetor të mbushen. Nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kanë njoftuar se tashmë të gjitha terminet janë mbushur. “Për terminet […]

Terminet për viza për muajin tetor, Ambasada Gjermane thotë se ka regjistrime të mjaftueshme Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme është hapur lista e pritjes për termine për muajin tetor në Ambasadën gjermane.

Ka mjaftuar më pak se një orë, që të gjitha terminet për aplikim për vizë pune për muajin tetor të mbushen.

Nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kanë njoftuar se tashmë të gjitha terminet janë mbushur.

“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur”, ka bërë të ditur Ambasada gjermane.

Gjithashtu, kjo Ambasadë kanë bërë të ditur se në fillim të muajit tetor do të hapet afati për listën e pritjes të muajit nëntor.