Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Kosovë

11.11.2020

Mengjesin e sotëm një tërmet e ka goditur Kosovën. Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës rihter goditi Maqedoninë e Veriut. Lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë dhe në Shqipëri. Në ora 04:54 minuta Maqedonia e Veriut është goditur nga një tërmet me intensitet 5.4 ballë, sipas shkallës së Rihterit. Epiqendra e tërmetit ishte në […]

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen edhe në Kosovë Foto: Ilustrim

Mengjesin e sotëm një tërmet e ka goditur Kosovën.

Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës rihter goditi Maqedoninë e Veriut. Lëkundjet u ndjenë edhe në Kosovë dhe në Shqipëri.

Në ora 04:54 minuta Maqedonia e Veriut është goditur nga një tërmet me intensitet 5.4 ballë, sipas shkallës së Rihterit. Epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Leunovo të Mavrovës, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit. Tërmeti kishte thellësinë 10 km.

Lëkundjet e tërmetit të fuqishëm u ndjenë edhe në disa qytete të Kosovës si në Kaçanik, Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë , lëkundje të lehta poashtu u ndjenë edhe në Suharekë.

Deri më tani, nuk është raportuar për të lënduar.